Dzeko, vonesat irritojnë Juventusin. Vizitat mjekësore të hënën?

19 Shtator 2020
9:00
Alfred Lleshi
back button

Një operacion që dukej i vështirë për t’u ftilluar ka mbërritur në një përfundim. Për ta bërë atë efektiv, megjithatë, do të duhen edhe disa ditë. Apo ndoshta disa orë. Fakti është që Edin Dzeko do të duhet të presë edhe pak, para se të vishet bardhezi dhe të bëhet lojtari i ri i Juventusit. Synimi i “Zonjës së Vjetër”, siç raportohet nga “Tuttosport”, është për t’ia sjellë menjëherë qendërsulmuesin boshnjak Andrea Pirlos, i cili e ka kërkuar atë që nga dita e parë.

Trajneri i ri bardhezi tani është duke pritur përforcimin e tij. Sidoqoftë, nuk do ta ketë atë për ndeshjen në shtëpi kundër Sampdoria, sepse Dzeko do të vazhdojë ta kalojë javën e parë të Serie A si lojtar i Romës. Boshnjaku udhëtoi për në Verona dhe do të jetë në dispozicion të Fonseca këtë mbrëmje, edhe nëse duhet të qëndrojë në stol. Sidoqoftë, mungesa e sulmuesve të tjerë e bën të domosdoshme thirrjen e “mjellmës” nga Sarajeva. E cila, megjithatë, nuk mund të luajë, siç do ta impononte logjika e tregut. Dhe mbase ai mund të mos ulet as në stol. Nisja për Verona, sipas “Gazzetta dello Sport”, i zemëroi bardhezinjtë.

Te Roma, së pari duhet të zyrtarizohet Arek Milik, zëvendësuesi i boshnjakut, pastaj të lirohet lideri dhe kapiteni pas pesë vitesh së bashku. Polaku po punon për detajet e fundit të ndarjes me Napolin, pasi iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore dje, për të kontrolluar statusin e tij fizik.

Në atë pikë, Juventusi, pak i irrituar nga vonesat me të cilën po lëvizin gjërat, do të jetë në gjendje të përqafojë Dzeko. Ekzaminimet mjekësore mund të bëhen të hënën në mëngjes, megjithëse në Torino shpresojnë të jenë në gjendje ta shkurtojnë pak kohën dhe ta marrin boshnjakun 24 orë më përpara. Janë fazat përfundimtare të një operacioni që, pas muajsh bllokim, po zgjidhet njëherë e përgjithmonë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit