E ARDHMJA E CAVANIT, arsye të forta e çojnë sulmuesin drejt këtij vendimi

13 Prill 2021
19:32
Telesport
back button

Edinson Cavani kaloi nga PSG drejt Manchester United në tetor të vitit të shkuar, por aventura e tij në Angli nuk ka shkuar siç duhej. Dëmtimet kanë qenë arsyeja kryesore e dështimit të sulmuesit në Premier League.

Gjithsesi, në ndeshjen e fundit, Cavani ishte protagonist, ku shënoi ndaj Tottenham, me Manchesterin e tij që mori një fitore shumë të rëndësishme. Pavarësisht goli, uruguajani duket se e ka vendosur të ardhmen e tij dhe nuk ka më kthim pas.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, Cavani do të rikthehet të luajë në Amerikën e Jugut, në Argjentinë te Boca Juniors ose në vendlindje, në Uruguai. Aryseja kryesore dhe shumë e fortë e këtij vendimi, është familja e sulmuesin që jeton në Uruguai. Largimi nga Europa duket i sigurtë, thjesht mbetet që Cavani të vendosë nëse do të firmosë në vendlindje, apo në Argjentinë me Bocan.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit