E ardhmja e Conte-s, dy gjigantët e Europës interesohen për italianin

17 Shtator 2021
15:12
Denis Hakanaj
back button

Fillimi i vështirë i sezonit dhe humbja e pësuar në Champions kundër Bayern Munich kanë shumëfishuar kritikat ndaj trajnerit Koeman.

Sipas fichajes.net, klubi katalanas është vënë në kërkim të zëvendësuesit të mundshëm.

I pari në listën e Barçës është Xavi Hernandez, i kërkuar në të kaluarën nga Laporta dhe vjen pas disa sezonesh të mira në drejtim të Al Sadd.

Në vendin e dytë është Antonio Conte, në kërkim të projekteve të reja pasi ka udhëhequr Inter-in drejt fitores së titullit; italiani pëlqehet nga disa klube dhe kohët e fundit është folur edhe për një interesim të Manchester United.

Në fund është edhe emri i Villas Boas, i pëlqyer nga katalanasit edhe për stilin e lojës që shprehin skuadrat e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit