E ardhmja e Coutinhos, Rummenigge shtang lojtarin brazilian

24 Shkurt 2020
17:45
Eraldo Harlicaj
back button

Bayern Munchen ende nuk e ka vendosur nëse do të blejë përfundimisht kartonin e Philippe Coutinhos. Huazimi i tij nga Barcelona mbaron në fund të sezonit dhe braziliani nuk ka bindur ende drejtuesit për të paguar shifrën e 120 milionë eurove. 

Drejtuesi i lartë i klubit, Karl-Heinze Rummenigge, ka folur në lidhje me të ardhmen e lojtarit dhe ka pranuar hapur se ende nuk është i bindur nëse duhet ta blejnë përfundimisht. “Blerja e Coutinhos? Një pyetje e vështirë. Mendoj se ai ka luajtur mirë në disa ndeshje, ndërsa në sfida të tjera nuk ka lënë impakt pozitiv.

“Nuk e di pse ndodh kjo. Fakti është që ne besojmë se është një futbollist i jashtëzakonshëm. E shohim në stërvitje dhe ndonjëherë gjatë ndeshjeve zyrtare. Të gjithë po mundohen ta ndihmojnë atë, trajneri dhe shokët e ekipit. Tani shpresojmë që në këtë sprint final të sezonit, ai të kthehet në faktor të rëndësishëm dhe të fitojmë tituj”, – tha Rummenigge. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit