E ardhmja e Higuain? Babai paralajmëron Juventusin: Kjo është e pamundur!

4 Prill 2020
10:46
Alfred Lleshi
back button

Futbolli është pezulluar prej “Coronavirus”, ndërsa merkatoja e transferimeve, si gjithmonë, mbetet e gjallë. Bisedimet dhe veçanërisht thashethemet për transferime, blerje dhe shitje, do të kthehen si gjithmonë në rendin e ditës. Më i lakuari duket Gonzalo Higuain, sulmuesi i Juventusit, i cili mund të kthehet te River Plate në vitin 2020. A janë këto zëra të vërtetë? Jo plotësisht, duke pasur parasysh që babai i Higuain nuk është i bindur për transferimin e djalit të tij në Buenos Aires, tek ekipi me të cilin filloi të luante si profesionist. 

Në të ardhmen kush e di, por në një afat të shkurtër, emri i argjentinasit duhet të lidhet vetëm me Juventusin. Jorge Higuain foli për “Goal” mbi të ardhmen e “Pipita”: “Për momentin, ai nuk mund të kthehet te River Plate”. I lindur në vitin 1987, Higuain ka një kontratë me Juventusin deri më 2021. Pavarësisht ofertave kryesore nga ekipe të interesuara, ai nuk do të largohet nga Torino. Babai është mjaft i qartë për të ardhmen e djalit të tij, i cili do të respektojë marrëveshjen ekzistuese me “Zonjën e Vjetër”: “Higuain te River Plate? Është e pamundur, tani për tani. Gonzalo ka kontratë për këtë vit dhe tjetrin”.

Megjithatë, merkatoja ka të papritura, gjërat ndryshojnë vazhdimisht. Tani për tani, dëshira dhe e ardhmja e afërt e Higuain lidhet vetëm me Juventusin. Kush e di, më vonë, mund të kthehet në Buenos Aires, te skuadra mëmë, prej nga u largua më 2007 dhe bëri emër në Europë tash 13 vite.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit