E ardhmja e Hysaj në pikëpyetje, e konfirmon agjenti

11 Shkurt 2020
19:25
back button

Elseid Hysaj dhe e ardhmja e tij te Napoli duket në pikëpyetje të plotë. Mbrojtësi i Kombëtares pati një periudhë mjaft të mirë, por së fundmi është kthyer në lojtar stoli, pasi rikthimi i Koulibaly në qendër, ka spostuar Di Lorenzon në krah, duke i zënë vendin shkodranit.

Në lidhje me këtë gjë, ka folur së fundmi agjenti i Hysajt, Mario Giuffredi, i cili në një intervistë për “Radio Kiss Kiss Napoli” u shpreh se në verë Hysaj mund të largohet.

“Kemi folur për këtë gjë dhe Napoli e di situatën. Presim për përgjigjen dhe kur ta marrim një të tillë, të shohim se çfarë do të na thonë. Është një dëshirë për të rinovuar dhe për t’u shitur në verë. Nuk dua të kem në të njëjtin ekip dy lojtarë që luftojnë për një vend (Elseid Hysaj dhe Giovani Di Lorenzo, të dy lojtarë të Giuffredit).”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit