E ardhmja e Ibrahimovic, Donnarumma dhe merkato! Drejtuesi i Milanit sqaron të gjithë

15 Korrik 2020
20:33
Telesport
back button

Franc Massara, drejtori sportiv i Milanit, ka folur në lidhje me merkaton dhe situatën e Ibrahimovic, Donnarumma dhe paratë që do të investohen. Për Zlatan nuk mbyllen dyert:

“Do të shohim, do të jenë vlerësime që do të bëhen së bashku me Ibrën, kjo varet edhe nga disponibiliteti dhe, dëshira e tij. Ka ndihmuar që grupi të rritet në mënyrë eksponenciale, ai i ka dhënë gjallëri, cilësi dhe skuadra është transformuar që nga ardhja e tij”.

Image

“Situata e Gianluigi gjithashtu do të diskutohet. Shpresoj së shpejti. Ne do të flasim me agjentin e tij, do të përpiqemi ta mbajmë këtu, ai është një shtyllë e ekipit pavarësisht se është shumë i ri dhe me shtylla si ai duhet të ndërtojmë një të ardhme të ndritshme”, tha Massara për Sky, para ndeshjes kundër Parma.

“Do të takohemi brenda disa ditësh, sepse duhet të përpiqemi të gjejmë mirëkuptim, por jemi të sigurt për gatishmërinë e Gigio për të vazhduar me ne. Unë mendoj se ka kushte të mira për të shpresuar të vazhdojë me të për një kohë të gjatë”, shtoi menaxheri.

“Paratë e Susos? Me siguri këto burime do të riinvestohen në ekip, ne do të shohim sesi të bëjmë më mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit