E ardhmja e Icardi? Sulmuesi prezanton shtëpinë e tij të re

20 Gusht 2019
19:05
Telesport
back button

Secili në hesap të tij. Ndërkohë që Interi kërkon me ngulm të “heqë qafe” sulmuesin Mauro Icardi, ky i fundit ka befasuar të gjithë me postimin e tij të fundit në Instagram. Argjentinasi ka prezantuar për fansat shtëpinë e tij të re, që ndodhet…në Milano.

Shtëpia ime e re po bëhet gati, po mbërrij”, shkruan Icardi, duke treguar se ndodhet në Milano, që e konsideron shtëpinë e tij. Duket qartë që sulmuesi nuk ka ndërmend të largohet nga Milano dhe Interi, ndërkohë që klubi kërkon ta shesë me çdo kusht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit