E ardhmja e Lukaku-t, gjendet formula që i kënaq të gjithë

15 Maj 2022
9:47
Denis Hakanaj
back button

Mendjen te fusha, për merkaton ka kohë. Romelu Lukaku ka sqaruar se është i përqendruar vetëm të mbyllë sezonin me fanellën e Chelsea-t, më pas do të shihet.

Ish-sulmuesi i Inter-it ka kaluar një sezon shumë të komplikuar nën drejtimin e Tuchel. Shpesh në stol, ai ka arritur gjithsesi të realizojë 15 gola në ttoal, një shifër që nuk i ka heshtur dot kritikët.

Kjo ka ndodhur edhe për shkak të një interviste të dhënë para disa muajsh, në të cilën nuk e ka fshehur dëshirën për t’u kthyer tek Inter-i, duke u bërë edhe shënjestra e preferuar e kritikave në shtëpinë e Chelsea-t.

Edhe për këtë arsye flitet vazhdimit për një lamtumirë të tijën nga Londra dhe pretendentet, përveç zikaltërve, nuk mungojnë për beglun.

Një nga këto është Barcelona, që po kërkon një qendërsulmues për t’i besuar çelësat e sulmit të Xavi-t. Përveç Lewandowski-t, blaugranat mendojnë edhe për Lukaku-n, por operacioni nuk është aspak i lehtë, siç lexohet edhe te marca.com.

Problemi është çmimi i lartë i kartonit që i duhet paguar Chelsea-t për të siguruar futbollisitin. Një pengesë që frenon edhe zikaltrit dhe që, për Inter-in dhe Barçën, ka vetëm një zgjidhje: huazimin.

E përditshmja spanjolle ka shkruar se “po, operacioni mund të realizohet me formulën e huazimit” duke parë se eksperienca te Chelsea nuk po e bën të lumtur futbollistin. Një formulë që mund t’i pëlqejë edhe Inter-it, por duhen parë se cilat janë planet e pronarit të ri të Blues.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit