E ardhmja e Pochettino dhe Zidane, Leonardo zbulon të vërtetën

26 Nëntor 2021
14:13
Denis Hakanaj
back button

E ardhmja e Pochettino-s është në qendër të vëmendjes në Francë dhe Angli.

Prej ditësh flitet për një transferim të mundshëm të argjentinasit te Djajtë e Kuq dhe se është i pakënaqur në Paris.

Një situatë që ka sjellë edhe zërat për një lamtumirë të mundshme të Poch dhe marrjen e Zidane në vend të tij.

Drejtori sportiv i klubit, Leonardo, ka dashur të qartësojë situatën, duke përgënjeshtruar kategorikisht një lamtumirë të argjentinasit.

“Nuk duam që Pochettino të largohet. Ai nuk më ka kërkuar të largohet dhe asnjë klub nuk më ka kontaktuar për të”, ka thënë braziliani për AFP.

Në lidhje me zërat për Zidane:

“Kemi një respekt të madh për të, për atë që ka bërë si lojtar dhe trajner, por mund të them me qartësi se nuk ka asnjë kontakt dhe nuk ka patur asnjë takim me të”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit