E ardhmja e Pogba, Mino Raiola merr vendimin për mesfushorin

26 Tetor 2021
16:28
Denis Hakanaj
back button

Pasi ka përfunduar qendër të kritikave pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e Premier League mes Manchester Unite dtë tij dhe Liverpool, për Paul Pogba janë shtuar zërat në lidhje me të ardhmen e tij.

Në Spanjë nuk kanë dyshime mbi atë që është vendimi i marrë nga menaxheri Mino Raiola.

Sipas AS, në fakt, menaxheri i lojtarit, që është drejt skadencës së kontratës së United dhe në shënjestër të Real Madrid, duket se ka bllokuar negociatat për rinovimin.

Një vendim që nuk do të ndryshojë të paktën deri në prill kur do të jenë bërë analizat e para të sezonit të Djajve të Kuq dhe klubeve që janë të interesuar për Pogba.

Nuk është një moment i bukur tek United, duke parë se përveç së ardhmes së Pogba, në këtë moment ka dyshime edhe mbi të ardhmen e Ole Gunnar Solskjaer.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit