E ardhmja e Tiranës përcaktohet nga Kastrioti, pistë e re në merkato

5 Dhjetor 2018
10:05
Eraldo Harlicaj
back button

E kush e kishte menduar se Tirana në javën e 16-të do të kishte një ndeshje mbijetese kundër Kastriotit? Askush! Ekipi bardheblu erdhi në Superiore me qëllime dhe objektiva të tjera, por nuk ja ka dalë mbanë, pasi po vuan shumë nga një ngërç psikologjik që ka kapluar lojtarët. Vetëm dy fitore në të gjithë këto javë, më pak se krutanët. Te bardheblutë janë të shqetësuar shumë dhe e kanë kuptuar se nuk ecët më vetëm me fanellë dhe kjo u pa qartë dhe në sezonin që ranë nga kategoria.

Drejtuesit kanë filluar të mendojnë për merkaton dhe nuk është më ndonjë fshehetësi e madhe që bardheblutë kanë siguruar 1 apo 2 futbollistë nga Afrika. Kryeqytetasit shpresojnë që të bëjnë një goditje tjetër si ajo e Merveille Ndockyt. Megjithatë presidenti Refik Halili kërkon që skuadra të shpëtojë dhe të mos ndodhë ndonjë “tragjedi” tjetër që do të ishte shkatrrimtare për çdo tifoz të Tiranës.

Nga krahu tjetër, një pistë e pëlqyer është dhe ajo e kampionatit maqedonas. Lojtarë të mirë, teknikë dhe jo shumë të shtrenjtë. Partizani goditi me Asanin, apo Lukasin. Bardheblutë po shohin alternativat që kanë dhe duan të sigurojnë ndonjë lojtarë. Rëndësi të madhe ka sfida ndaj Kastriotit, pasi në rast se ndodh ndonjë dështim atëherë mund të ndodhë dhe ndonjë “furtunë” në klub nga stafi teknik e deri te zyrtarët, por askush nuk e mendon këtë gjë. Gjithsesi, Kastrioti ka 3 fitore dhe 2 në 3 javët e fundit!

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit