E ardhmja e trajnerit të Arsenalit në këmbët e… ish-lojtarit të Bylisit!

15 Prill 2021
18:26
Telesport
back button

E çuditshme por e vërtetë! Fati i Mikel Arteta dhe e ardhmja e tij mund të shënohet sonte në rast se skuadra e Arsenalit do të eliminohej nga Europa League përballë Slavia Prague.

Në fakt, skuadra londineze duhet të shkojë në Çeki dhe të fitojë pas barazimit 1-1 në Londër. Për Arteta – sipas L’Equipe – një farë finale duke qenë se kontrata e tij vërtet skadon në vitin 2023 por duhet theksuar se klubi nuk është i kënaqur me punën e baskut.

Dhe divorci mund të vijë më shpejt, në rast eliminimi. Pra, e ardhmja e tij edhe në këmbët e Peter Olayinka, ish-sulmuesi i Bylisit dhe Skënderbeut, sot pjesë e Slavia Prague.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit