“E ardhmja ime te Bayern është gjithnjë në dyshim”

11 Shtator 2019
19:14
Gentian Spiri

Sulmuesi brazilian Philippe Coutinho u transferuar këtë verë nga Barcelona te Bayern Mynih në formë huazimi për një vit. 27-vjeçari, duke folur sot për të përditshmen spanjolle “AS” është shprehur se pas një viti gjithçka mund të ndodhë në karrierën e tij.

Në futboll mund të ndodhin shumë gjëra brenda një viti. Unë jam i lumtur te Bayern dhe dua të zhvilloj një sezon të madh. Më pas nuk e di se si do të shkojnë gjërat. Ndaj them se e ardhmja ime është gjithnjë në dyshim”, u shpreh Coutinho.

Lojtari ishte titullar në ndeshjen e fundit në Bundesliga me skuadrën bavareze dhe pritet që të vazhdojë të luajë rregullisht për skuadrën e trajnerit Niko Kovac.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit