E ardhmja? Pochettino: “Atë nuk e pranoj më kurrë!”

11 Maj 2019
22:57
back button

Në konferencën për mediat, trajneri i Tottenham, finalist i Champions League, ka folur edhe një herë tjetër në lidhje me të ardhmen e tij aq shumë të spekulluar kohët e fundit, edhe me çeljen e merkatos së verës.

“Jam i hapur për gjithçka. Ajo që nuk pranoj është të nis një kapitull të ri pa një projekt, pa një ide të qartë, pa qenë transparent dhe pa mundur tu them tifozëve se cili është objektivi ynë”, u shpreh trajneri i Tottenham.

“Duhet të ndalim së folur për përqindje, duhet të shprehemi vetëm për realitetin, përndryshe do të jetë e vështirë. E dimë shumë mirë se duhet të operojmë në mënyrë tjetër dhe kjo nuk do të thotë të shpenzojmë më shumë ose më pak para. Duhet të jesh transparent dhe të thuash: “Kjo është ajo që duam për vitin tjetër, ose për 5 vitet e ardhshme, ose 10 vitet e tjera””, përfundoi Pochettino.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit