E ardhmja vendoset për 24 orë, situata e vështirë te Vllaznia

8 Prill 2019
17:27
Eraldo Harlicaj

Vllaznia nuk po kalon një moment të mirë. Trajneri Agim Canaj ka braktisur ekipin dhe nuk ka zhvilluar seancat stërvitore të planifikuara, por ekipi është lënë në dorë të Safet Osjes dhe trajnerit të portierëve Ideal Lekiqi. Situata nuk është përmirësuar në Shkodër, ndërsa administratori Suad Lici ka zhvilluar disa biseda me kryebashkiaken Voltana Ademi për të zgjidhur këtë ngërç. 

Në momentin që flasim jemi në pikën zero, pasi ende nuk ka asnjë zgjidhje, ndërsa nuk dihet nëse trajneri do të rikthehet më. Ai u ka thënë drejtuesve se do të jetë në Shkodër ditën e hënë, sipas asaj që mëson Telesport, por diçka e tillë nuk dihet nëse do të ndodhë. Canaj nuk është i kënaqur as me Licin, pasi ky i fundit nuk e ka ballafaquar krejtësisht me situatën që ishte në ambientin kuqeblu, por i ka thjeshtuar situatat. 

Në rast se Canaj nuk kthehet, atëherë Vllaznia do të ishte në një moment emergjence pasi drejtuesve do t'u duhej të gjenin shpejt një trajner të ri. E nëse gjendet trajneri, që nuk janë të paktë ata në Shkodër që do të pranonin, do të duhej të largoheshin situatat e vështira dhe presionet që ka në ekip. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit