E bëri mbrojtësin më të shtrenjtë në Itali, De Ligt: “Raiola nuk ka imazh pozitiv atje!”

21 Korrik 2019
21:50
back button

Në një intervistë për “Voetbal International”, mbrojtësi më i kushtueshëm në historinë e Italisë, Matthijs de Ligt ka përgënjeshtruar disa spekullime që bënë zhurmë pas largimit të tij nga Ajax. “Manchester United? Çdo ditë dilte në skenë diçka e re në lidhje me merkaton. Papritur doli edhe lajmi sipas të cilit një klub nuk më bleu për shkak se babai im është shumë i shëndoshë. Hë tani…”, deklaroi holandezi.

“Refuzimi i Paris Saint-Germain? Paratë nuk kanë patur asnjë ndikim në zgjedhjen time. Të gjithë ata që më njohin e dinë mirë se nuk kanë qenë kurrë paratë që më kanë shtyrë. Çdo kush ka të drejtën të ketë opinionin e vet dhe unë e respektoj, por janë thënë disa gjëra me shumë mendjelehtësi”, vijoi qendërmbrojtësi.

“Raiola ka shumë eksperiencë. Në Holandë nuk ka një imazh pozitiv, por kjo nuk vlen për mua. Nëse pyesni të gjithë futbollistët e menaxhuar prej tij, do të merrni vetëm përgjigje pozitive. Kjo është ajo që vlen, nuk më interesojnë çfarë thonë të tjerët, por vetëm ajo që është e mirë për mua”, përfundoi De Ligt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit