E bleu 18 mln euro këtë verë, Juventusi mund ta shesë pa debutuar!

15 Korrik 2019
17:51
Anton Cicani
back button

Transferimi i tij te Juventusi ishte një surprizë për të gjithë, edhe pse bardhezinjtë janë të bindur se potenciali për t'u bërë një mbrojtës i jashtëzakonshëm qëndron i gjithi. Po flasim për turkun Demiral, që nga Sassuolo shkoi te bardhezinjtë për 18 mln euro.

Megjithatë, turku mund të shitet që këtë verë, pa debutuar ende zyrtarisht me fanellën e "Zonjës". Një rast tipik si Caldara me transferimin te Milani. Pikërisht Boban dhe Maldini janë takuar me Paraticin dhe e kanë kërkuar, por nyja mbetet Sassuolo.

Klubi romanjol ka kërkuar që në dy vitet e ardhshme të njoftohet me akord për shitjen apo transferimin e Demiral, sipas kontratës së bërë me "Zonjën e Vjetër".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit