E bleu 50 milionë para një muaji, PSG vendos të largojë yllin e ekipit

24 Shtator 2023
13:52
Denis Hakanaj
back button

Muajin e kaluar, Ousmane Dembele u transferua nga Barcelona te PSG. Kampionët e francës aktivizuan klauzolën e tij 50 milionë eurosh, duke tërbuar katalanasit.

Kishte pritshmëri të madhe për Dembele në momentin e zbarkimit në Francë, veçanërisht duke marrë parasysh formën e treguar në Katalonjë në 12 muajt e fundit.

Megjithatë, aventura në Paris nuk ka nisur mirë për Dembele, i cili nuk ka shënuar asnjë gol dhe nuk ka dhënë asnjë asist në pesë ndeshjet e tij të para me PSG-në.

Sipas Mundo Deportivo-s, kjo ecuri e ka shtyrë klubin të marrë në konsideratë idenë për ta larguar lojtarin. Në fakt, duket se drejtuesit kanë informuar Dembele se mund të largohet në janar, me Arsenal, Tottenham dhe West Ham, të interesuar për ta marrë në ekipet e tyre.

Do të ishte e pabesueshme nëse PSG do ta largonte Dembele në janar, megjithëse trajnerit Luis Enrique nuk i mungojnë alternativat në sulm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit