E bleu thuajse 20 mln euro 3 vite më parë, Roma e shet 10 mln euro brazilianin premtues

12 Korrik 2019
21:08
Anton Cicani
back button

Përfundon eksperienca në Itali për Gerson. Mesfushori brazilian, i datëlindjes 1997 në pronësi të Roma-s që vjen nga një sezon huazim te Fiorentina, kthehet në atdhe. Do të veshë fanellën e Flamengos, që e bleu nga verdhekuqtë për një shifër afro 10 mln euro, duke mbajtur edhe një përqindje në rast rishitje.

Roma e bleu 3 vite më parë për 18 mln euro nga Fluminense, por braziliani nuk dha atë që pritej. Në 64 ndeshje në Serie A ka shënuar vetëm 5 gola, duke mos harruar që flasim për një sulmues krahu dhe fantazist.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit