E BUJSHJME: Hakimi negativ dy ditë pasi doli pozitiv! Test tjetër për të sqaruar situatën

23 Tetor 2020
16:35
Telesport

Achraf Hakimi kthehet negativ vetëm dy ditë pas pozitivitetit të gjetur në prag të ndeshjes kundër Borussia Mönchengladbach! Rast disi i çuditshëm ky.

Njoftimi ka ardhur nga deklarata zyrtare nga klubi zikaltër në lidhje me anësorin maroken: “FC Internazionale Milano njofton se Achraf Hakimi u testua negativ pas tamponit të kryer dje.

Pozitiviteti i zbuluar nga kontrollet e UEFA-s para ndeshjes kundër Borussia Mönchengladbach, detyroi lojtarin asimptomatik të izolohej. Hakimi iu nënshtrua një tamponi shtesë sot për të vlerësuar situatën e tij aktuale”.

Kështu, për ndeshjen ndaj Genoa, Conte pritet të ketë në dispozicion edhe marokenin?

Lajme të tjera

Lajmet e fundit