E BUJSHME: Aguero lë Evropën, ekipi i ri do t’ju lërë pa fjalë!

1 Prill 2020
10:19
back button

Sergio Aguero është pjesë e Manchester Cityt që nga vera e vitit 2011, kohë kur u ble nga Atletico Madrid për plot 40 milionë euro.

Plot 9 vite me “Citizens” për sulmuesin, të cilit i ka mbetur edhe një vit tjetër në kontratë. Sipas mediave në Angli, Aguero pritet që të mos rinovojë dhe në verën e vitit të ardhshëm të lërë Manchester Cityn për një destinacion surprizë.

“El Kun” do të largohet nga Evropa dhe do të rikthehet te ekipi i tij i fëmijërisë, Independiente. Një zgjidhje e pritshme, por e çuditshme, pasi Aguero është vetëm 31 vjeç dhe vitin e ardhshëm do të jetë 32, një moshë që e lejon ende të luajë në nivele të larta edhe në Evropë.

Gjithsesi, vendimin duket se argjentinasi e ka marrë, pasi edhe trajneri i Independientes është shprehur së fundmi se e di që mund të mbështetet tek Aguero, çka do të thotë se sulmuesi i Cityt ka biseduar me të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit