E bujshme, Alonso pranë rikthimit në F1 me makinën franceze

8 Korrik 2020
9:56
Telesport
back button

Fernando Alonso është pranë rikthimit në Formula 1. Pas dy vitesh “pushim”, piloti spanjoll, dy herë kampion bote në Formula 1, do të garojë me makinën franceze Renault.

Alonso dhe Renault rikthehen të bashkëpunojnë mes tyre pas 15 vitesh, teksa në vitet 2005 dhe 2006 fituan dy tituj kampionë. Spanjolli u largua nga Formula 1 në fund të 2018-ës, pas divorcit me McLaren. Ai do të zëvendësojë te makina fanceze australlianin Daniel Ricciardo, që do të shkojë te McLaren vitin tjetër.

Gjatë këtyre dy viteve pushim, spanjolli është impenjuar në mjaft evente sportive të automobilizmit, në Indy 500, në garën 24 orëshe të La Manshit dhe së fundi në garat e Rally Dakar

Ende mungon firma e 40-vjeçarit te makina Renault, por palët kanë rënë dakord për këtë marrëveshje. Alonso, në karrierën e tij, ka arritur 32 fitore në Formula 1, 17 prej të cilave me Renault.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit