E BUJSHME: Amerika humbet miqësoren me Australinë, disfata e parë pas 13 vitesh

24 Gusht 2019
14:56
Telesport
back button

Humbje historike e kombëtares amerikane të basketbollit për meshkuj, e cila u mund 98-94 nga Australia në Melburn. Një ndeshje miqësore dhe përgatitore që dy skuadrat kombëtare kryen në prag të botërorit që do të zhvillohet javën e ardhshme në Kinë.

Kjo është humbja e parë e kombëtares amerikane, e njohur si “dream team” pas 13 vitesh. Hera e fundit që Amerika keshte humbur ka ndodhur në vitin 2006, ndaj Greqisë. Një humbje surprizë edhe pse në përbërje ka lojtarë që luajnë në NBA dhe ekipi drejtohet nga një ikonë si Gregg Popovich.

Ndërsa për Australinë kjo është fitorja e parë në historinë e saj ndaj Amerikës, takim që u luajt para 52 mijë shikuesve. Për vendasit u dallua Patty Mills, që realizoi 30 pikë, ndërsa për amerikanët u dallua Kemba Walker, i cili realizoi 22 pikë.

Humbja është një këmbanë alarmi për trajnerin Popovich në prag të botërorit, ku Amerika do të luajë për të mbrojtur titullin kampion. Në kombëtare nuk kanë ardhur mjaft yje të NBA-së, duke detyruar trajnerin të grumbullojë lojtarët e “dorës së dytë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit