E bujshme!!! Arsenal troket në derën e Juves, kërkon kampionin e Euro 2020

25 Janar 2023
10:38
Telesport
back button

Sipas “calciomercatoweb”, skuadra e Arsenal është hedhur në sulm për të sjellë në Premier League sulmuesin e Juventusit dhe kombëtares italiane, Federico Chiesa. 25-vjeçari, që këtë sezon ka luajtur vetëm 6 ndeshje për shkak të dëmtimit, është kampion i Euro 2020.

Sulmuesi kaloi një dëmtim të rëndë dhe është rikthyer së fundi në dispozicion të skuadrës bardhezi, që po kalon një moment jo të mirë, pas dënimit me 15 pikë. Duke parë situatën, Arsenal kërkon të rrëmbejë lojtarin, duke i dhënë mundësi të luajë në Champions League sezonin tjetër.

Chiesa ka një kontratë deri në vitin 2025 me Juventusin dhe kushton rreth 60 milionë euro. Një transferim që nuk do të realizohet tani, por në verën e ardhshme, ndaj Arsenal kërkon të mbyllë sa më shpejt një marrëveshje me klubin e futbollistin, për të siguruar 100% kartonin e lojtarit.

Për momentin, te Juventus nuk duan të diskutojnë për këtë çështje, duke pritur fundin e kampionatit, për të parë se ku do të luajnë sezonin tjetër. Nëse bardhezinjtë nuk luajnë në Campions, do të largojnë disa kampionë dhe Chiesa mund të jetë njëri prej tyre, duke qenë se ka pretendentë të gatshëm të paguajnë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit