E BUJSHME! Arsenali bën dalje Ozil, edhe pse e paguan 350.000 £ në javë

20 Tetor 2020
14:49
Alfred Lleshi
back button

Mesut Ozil është lënë jashtë listës së Arsenalit, prej 25 lojtarësh, në Premier League. Në fillim të këtij muaji, gjermani ishte lënë edhe jashtë listës së “Topçinjve” për Ligën e Europës, ndërsa tani do të jetë thjesht “spektator”, të paktën deri në janar. Kjo do të thotë që Ozil nuk ka gjasa të luajë ndonjë futboll konkurrues derisa të hapet merkatoja për Vitin e Ri.

Turko-gjermani është në vitin e fundit të kontratës së tij prej 350.000 £ në javë dhe nuk ka luajtur për Arsenalin që nga marsi. Përjashtimi i tij justifikohet me faktin se skuadra londineze aktualisht ka 19 lojtarë jo-shtëpiakë, mbi moshën 21 vjeç, dy më shumë se kufiri i lejuar nga Premier League dhe UEFA. Lojtari tjetër i lënë jashtë listës së skuadrës për Premier League është mbrojtësi grek, Sokratis. Duket se karriera e Ozil tek Arsenali ka mbaruar me të vërtetë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit