E BUJSHME! Arsenali eliminohet nga Europa League, e tradhton Martinelli te penalltia! Feston Sporting në Emirates (PAMJET)

16 Mars 2023
23:51
Telesport
back button

E bujshme ne Londer! Arsenali i Arteta eliminohet nga turneu i Europa League dhe ne cerekfinale shkon Sportingu i Lisbones pasi fitoi me penallti 3-5 te pergjithshme. Gabim fatal per sulmuesin Martinelli per topcinjte.

SEKUENCA E PENALLTIVE – VIDEO

Pjesa e pare – Nje aksion i bukur ku Martinelli i ka shpetuar mbrojtesit pas kraheve pasi ky i fundit ka gabuar ne rreshqitje, ka goditur perpara portierit qe ka pritur por topi i kthyer brenda zones se 16-te metrave ka gjetur Granit Xhaka te gatshem ta dergoje ne rrjete me nje goditje te forte.

GOLI I GRANIT XHAKA – VIDEO

Per Granit Xhaka eshte goli i 5-te këtë sezon me fanellen e Gunners. Kjo do te thote me shumë se në 3 vitet e fundit të kombinuara bashke dhe sezoni i tij më i mirë i golave te Arsenal. Ne total jane 18 gola te shenuar me fanellen e topcinjve per mesfushorin shqiptar qe luan per Zvicren…

Xhaka e filloi karrierën e tij me klubin e vendlindjes Basel, duke fituar dy tituj të Superligës së Zvicrës dhe Kupën e Zvicrës përpara se të transferohej te klubi i Bundesligës, Borussia Mönchengladbach në 2012, në një transferim me vlerë 8.5 milionë euro;

Ai u emërua kapiten i klubit në vitin 2015, në moshën 22 vjeçare dhe iu bashkua Arsenalit në vitin 2016 për një tarifë prej 30 milionë sterlina. Fitoi dy Kupa FA dhe u bë zëvendës kapiten i klubit.

Pjesa e dyte – Por, ne pjesen e dyte, Sporting Lisbona ka shenuar nje gol qe vlen kopertinen e kompeticionit! Si? Thuajse nga gjysma e fushes me Pedro Goncalves! Pasi ka rikuperuar top, lojtari i Sporting sapo kishte kaluar vijen e mesit te fushes ka provuar pasi ka pare Ramsdale pak larg porte dhe trajektorja e tij ka cmendur edhe komentatoret por edhe portierin dhe sidomos tifozet angleze ne Stadium!

GOLI I SPORTING – SHIKO VIDEO

Nje gol ky qe con keshtu sfiden ne kohen shtese pasi skuadra e Arteta kishte barazuar 2-2 ne Portugali dhe golat jashte fushe nuk vlejne me dyfish por jane te barabarte edhe me golat brenda fushe… Edhe gjate shteses nuk pati gola te tjere dhe keshtu qe te penalltive u vendos fati i takkimit dhe eliminimi i Arsenalit!

Sakaq, u kualifikuan Bayer Leverkusen qe ka fituar edhe ne Hungari ndaj Ferencvaros, por sidomos Roma e Jose Mourinho pasi kishte fituar ne Itali ndaj Real Sociedad. Sonte ne Spanje ka mbajtur fort nje barazim 0-0. Union St G ka fituar 3-0 ndaj Union Berlin dhe ka eliminuar gjermanet gjithashtu nga gara…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit