E BUJSHME! Arsenali i bën ofertë futbollistit shqiptar

29 Qershor 2020
15:05
Alfred Lleshi
back button

Arsenali mund të bëhet “koloni shqiptare”. Pas Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit, aktualisht pjesë e “Topçinjve” të Londrës, gjasat janë që kësaj skuadre të njohur të Premier League t’i bashkohet edhe Enis Bardhi. Ky i fundit është shqiptar i Maqedonisë së Veriut, luan me kombëtaren e këtij vendi, si dhe me Levante në La Liga. Mediat spanjolle dhe ato angleze bëjnë me dije se Mikel Arteta e pëlqen shumë mesfushorin në fjalë, që spikat me golat e tij sopektakolarë, sidomos nga goditjet e dënimit. Madje, ai ka bërë tashmë një ofertë për lojtarin, të cilin e shikon si element të duhur për formatimin e skuadrës që drejton për sezonin e ri.

24-vjeçari është një mesfushor-sulmues, i cili ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 2 asiste në La Liga, këtë sezon. Ai është pjesë e skuadrës spanjolle që nga vera e vitit 2017. Me Levanten ka luajtur 88 ndeshje vetëm në kampionat (La Liga), ku ka shënuar 16 gola në total. Më herët, ai ka luajtur në Hungari, ku ka fituar edhe Superkupën atje me Ujpest, në sezonin 2014-2015. Po ashtu, ka qenë finalist i Kupës së Hungarisë, një sezon më pas. Bardhi është shtyllë kryesore e kombëtares së Maqedonisë së Veriut.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit