E BUJSHME: Barcelona ka gjetur 111 mln euro për Lautaro Martinez! Strategjia katalanase

1 Qershor 2020
11:44
Telesport
back button

“Nëse Barcelona do Lautaron, të paguajë klauzolën 111 mln euro dhe kaq!”… Interi është treguar i qartë sa i përket të ardhmes së argjentinasit dhe bisedimeve me katalanasit prej më shumë se një muaji. Shitja e Mauro Icardit te PSG për 50 mln euro dhe 8 mln të tjera bonus, ka krijuar një lehtësi ekonomike në arkat zikaltër, ndaj shitja e “El Toro” Martinez nuk është më e domosdoshme për bilancet apo për të fuqizuar skuadrën më shumë.

Megjithatë, klubi iberik nuk ka ndër mend të dorëzohet dhe tërhiqet nga interesimi për ish-sulmuesin e Racing, sidomos sepse tifozët katalanas e duan, Messi ka dalë hapur për dëshirën për të luajtur përkrah tij si te Argjentina, dhe bordi blaugrana po sheh pasardhësin e Suarezit duke caktuar bomberin zikaltër si perfektin.

Gazeta italiane “Repubblica”, madje, shtyhet më tej, duke zbuluar se Barcelona ka gjetur një fond të gatshëm që të financojë blerjen e Martinez duke paguar klauzolën prej 111 mln eurosh, në pritje të disa shitjesh për të sistemuar bilancin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit