E BUJSHME: Barcelona ofroi 3 lojtarë dhe 130 milionë euro për Neymar!

4 Prill 2020
9:43

Një lajm i bujshëm është bërë me dije ditën e sotme nga “Mundo Deportivo”, që raporton se Barcelona ka bërë një ofertë për Neymar verën e shkuar, por që u refuzua nga PSG.

Oferta ishte në kufijtë e çmendurisë, pasi katalanasit kanë ofruar plot 130 milionë euro, plus Rakitic e Todibo, si dhe Dembele në huazim. PSG e refuzoi këtë ofertë dhe i propozoi diçka tjetër Barçës.

Francezët kërkuan 150 milionë euro dhe Dembele mos të ishte në huazim, por kartoni i tij të ishte pjesë e transferimit të Neymar. Klubi blaugrana nuk e pranoi diçka të tillë dhe do të provojë të gjejë marrëveshjen përsëri këtë verë, ku pjesë e operacionit mund të bëhet Antoine Griezmann.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit