E bujshme, Bayern i merr yllin Guardiola-s: “Ja pse zgjodha këtë skuadër”

31 Janar 2023
13:22
Telesport
back button

Tashmë është zyrtare. Mbrojtësi portugez Joao Cancelo është transferuar te skuadra e Bayern Mynih. Ai do të luajë me kampionët e Gjermanisë në formë huazimi deeri në fund të sezonit. Lajmin e konfirmoi skuadra e Manchester City përmes një komunikate në rrjetet sociale.

28-vjeçari portugez ka mbërritur që dje në Mynih, ku sot ka kryer vizitat mjekësore dhe më pas ka nënshkruar kontratën e re. Duke folur për aventurën e re me kampionët e Gjermanisë, Cancelo tha: “Bayern Mynih është një ekip i madh, një ndër më të mirët në botë”.

Për mua është një motovim shumë i madh që të luaj këtu bashkë me mjaft futbollistë të tjerë të jashtëzakonshëm. Për këtë arsye vendosa të vij këtu. E di që kjo skuadër jeton për të fituar trofe dhe tituj çdo vit. Kam uri për fitore e trofe, ndaj do të jap maksimumin tim”, tha Joao Cancelo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit