E bujshme!!! Bayern Mynih kërkon kampionin e botës për sulmin, luan me kampionët e Anglisë

24 Maj 2023
9:00
Telesport
back button

Skuadra e Bayern Mynih është në kërkim të një sulmuesi dhe emri më i fundit që ka dalë në skenë është ai i argjentinasit Julian Alvarez, që luan me Manchester City në Angli. 23-vjeçari argjentinas u shpall kampion në Premier League pak ditë më parë, ndërkohë që në dhjetor u shpall edhe kampion bote.

Bavarezët shpresojnë të arrijnë një marrëveshje me Manchester City për talentin argjentinas, që kushton rreth 50 milionë euro. Një transferim që duket disi i vështirë, pasi Alvarez ka një kontratë deri në vitin 2028 me “citizens”. Trajneri Pep Guardiola beson shumë tek argjentinasi edhe pse e aktivizon pak.

Gjithsesi, “Sport Bild” shprehet se gjermanët nuk do të heqin dorë nga ky transferim, pasi besojnë te Alvarez dhe shpresojnë ta bindin me një rrogë të mirë dhe duke kënaqur Manchester City. Në rast se ky transferim dështon, atëherë bavarezët do të synojnë Harry Kane, Victor Osimhen apo Randal Kolo Muani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit