E BUJSHME/ Bayerni në plan të dytë, Zidane: Bale të largohet menjëherë!

21 Korrik 2019
9:28
Eraldo Harlicaj
back button

Real Madridi humbi me Bayern Munchen me rezultatin 3-1, por nuk është ky meraku kryesor i trajnerit Zinedine Zidane. Ky i fundit nuk aktivizoi për asnjë minutë uellsianin Gareth Bale dhe pas ndeshjes foli hapur për largimin e tij nga skuadra. 

"Bale nuk u grumbullua, pasi klubi po provon që ta largojë, kjo është arsyeja se pse nuk e thirra për ndeshjen kundër Bayern Munchen-it. Nuk e di nëse largimi i tij është i pashmangshëm, nëse ndodh nesër më mirë. Shpresoj të jetë i pashmangshëm për të gjithë, për të dhe për klubin. Reali po flet me një klub që mund të luajë. 

"Nuk kam asgjë personale, asgjë personale. Vijnë disa kohë që duhet të merren vendime dhe duhet të ndryshojmë. Të shohim se çfarë do të ndodhë, asgjë personale. Ju e dini situatën dhe do të ndryshojë, a do të ndodhë për 24 orë, apo për 48 orë nuk e di, por do të ndryshojë në të mirën e të gjithëve", – tha Zidane. 

Numri një i stolit u ndal dhe te ndeshja e humbur dhe te Hazard apo James. "Ishte ndeshja e parë për ne, nuk mund të jemi të lumtur me mbrojtjen, por kemi bërë gjëra të mira. Është normale në sfida miqësore. Luajtëm mirë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën ndryshova gjithçka. Hazard luajti në formacionin e parë, në ndeshjen e radhës mund ta ndryshoj, nuk është i rëndësishëm ekipi startues në këtë pikë. James?  Nuk dua të flas. Nuk është me ne, më interesojnë ata që janë këtu". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit