E BUJSHME: Bëri luftë për të rihapur futbollin, Serie A tani studion të kthejë tifozët!

31 Maj 2020
22:06
Telesport
back button

Duket e çuditshme se si kampionati italian i futboll mund të ndryshojë brenda pak kohësh nga pamundësia dhe rreziku i pezullimit të sezonit te hapja e stadiumeve për tifozët!

Nuk është çmenduri, nuk është një utopi, por ajo që po studiojnë klubet me në krye Juventusin dhe Andrea Agnellin, por edhe Liga Serie A dhe Federata.

Ashtu siç kanë bërë Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Polonia dhe Rusia, edhe Italia po mendon që të bëjë një hapje dyersh me racionalitet dhe distancim social, duke i dhënë mundësi vetëm për shitjen e 25% të biletave.

Sigurisht, duhet projektuar plani dhe protokolli i duhur për t’u dërguar në Qeveri dhe miratuar ose jo, por dëshira është që kjo kërkesë të realizohet pas gjysmës së korrikut apo për sezonin tjetër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit