E BUJSHME! Besart Berisha firmos me bardheblutë

15 Shtator 2021
13:12
Alfred Lleshi
back button

E mbani mend Besart Berishën? Me siguri që po, sidomos kur lunate në Bundesliga dhe me kombëtaren kuqezi. Futbollisti virtuoz, që bëri histori përtrej oqeanit, në Australi, ka vendosur të “flasë shqip” përsëri. Më konkretisht, sulmuesi prishtinas është kthyer te rrënjët e tij.

36-vjeçari është bashkuar me bardheblutë e Prishtinës për të luajtur në kampionatin kosovar në vazhdim. Klubi kryeqytetas i Kosovës ka bërë njoftimin përkatës, mjaft i ngazëllyer:

“Ëmbëlsira sa i përket afatit kalimtar është lënë për fund, Besart Berisha zbarkon te FC Prishtina. Sulmuesi me përvojë të madhe, Besart Berisha, është përforcimi më i ri i skuadrës sonë.

Pas një karriere mbresëlënëse në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, Angli, Australi e Japoni, me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Kosovën, futbollisti me prejardhje nga qyteti i Prishtinës ka vendosur t’i bashkohet skuadrës bardhekaltër, për ta shkrirë gjithë potencialin dhe përvojën e fituar në futbollin botëror për ekipin tonë.

Mirë se vjen Besart Berisha!”

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit