E BUJSHME: Boshtatiset Barcelona, dy senatorët drejt Premier Leagues

21 Shtator 2019
11:52
Eraldo Harlicaj
back button

Barcelona mund të shpëtojë në janar, pasi mund të largojë nga skuadra dy emra të padëshiruar për trajnerin Ernesto Valverde. Samuel Umtiti dhe Ivan Rakitic mund të përfundojnë në Premier League. Të dy kanë pas vetes ekipe të rëndësishme dhe donin të largoheshin që në verë, por firmat nuk u konkretizuan. 

Arsenali do të afrojë kampionatin e botës, pasi eksperimenti me David Luizin ka dalë i dështuar. Braziliani u ble nga ekipi i Chelseas, por deri tani nuk ka treguar asgjë, por ka bërë vetëm gabime. Tekniku Unai Emery kërkon të gjejë një mbrojtës që i jep siguri mbrapa. Francezi nuk ka gjetur hapësira te skuadra katalanase, pasi ka humbur vendin e titullarit.

Ivan Rakitic ka pas vetes Man.United. Trajneri Ole Gunnar Solskjaer e pëlqen shumë kroatin dhe kërkon ta ketë në skuadër. Barcelona nuk e ndalon, madje e mirëpret largimin e nënkampionit të botës, pasi nuk ka gjetur hapësira në “Cam Nou”. Janari mund të jetë shpëtimi i tij për të luajtur më shumë.   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit