E bujshme, braziliani pranë rikthimit te kampionët e Bayern Mynih

15 Janar 2020
9:12
Telesport
back button

Me 266 ndeshje në 8 sezone, mesfushori brazilian Rafinha nuk e harron të shkuarën e tij te Bayern Mynih. 34-vjeçari u largua nga kampionët e Gjermanisë në fund të sezonit të kaluar, për t’u rikthyer në vendlindje, ku luan me Flamengo.

Por duket se Rafinha ka nostalgji për kohën e dikurshme, për 8 seszonet që luajti me Bayern (2011-2019). Në një deklaratë prë “Bild”, ai tha se ekziston mundësia që të rikthehet te bavarezët, në atë që e konsideron ekipin e tij të zemrës.

Në Brazil jam i lumtur, por zemra ime rreh për Bayern Mynih. Nëse ata kanë nevojë për ndihmë të më telefonojnë dhe rikthehem”, tha Rafinha, referuar problemeve që kanë kampionët e Gjermanisë, me dëmtime të shumta në skuadër.

Rafinha me fanellen e Bayern

Lajme të tjera

Lajmet e fundit