E BUJSHME! Buffon refuzon Barcelona për një motiv! Objektivi tjetër katalanas luan te City, por…

9 Qershor 2021
21:39
Telesport
back button

E pabesueshme por e vërtetë! Sipas gazetës së njohur spanjolle “Sport”, Gianluigi Buffon ka refuzuar Barcelona.

Veterani i portës, pasi mbylli aventurën me Juventus, është duke kërkuar një ekip tjetër dhe katalanasit e donin për portier të dytë, por Gigi ka thënë “jo” pasi dëshiron që të jetë protagonist dhe jo të luajë vetëm në ndeshjet e Kupës.

Katalanasit duan edhe sulmues dhe në kushtet që Ousmane Dembele refuzon të rinovojë, Raheem Sterlind i Manchester City është objektivi i ri.

Burimi i lartpërmendur shkruan se anglezi është një dëshirë e madhe e Barcelonës, që nga ana tjetër e di mirë se nuk do e ketë të lehtë.

Që të arrihet te Sterling Barcelona duhet të grumbullojë të ardhura nga shitja e lojtarëve si Philippe Coutinho, Miralem Pjanic dhe Samuel Umtiti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit