PRAPASKENA: City e dinte prej 1 viti përjashtimin, betejë ligjore në CAS duke përmendur PSG dhe Juventus!

18 Shkurt 2020
16:15
back button

Përjashtimi i Manchester City për dy vite nga Kupat e Europës për shkeljet e bëra sa i përket sponsorizimeve “fiktive” dhe sidomos mosrespektimi i FFP (Financial Fair Play) mund të sjellë skandale të reja dhe sidomos mund të përfshijë shumë klube në një hetim të thellë, një sistem që deri tani dukej “i paprekshëm”…

Avokatët e Manchester Cityt, në CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) kanë ndërtuar një strategji të caktuar. Sipas medieve angleze, zyrtarët e klubit kanë 1 vit që e dinin dënimin dhe nuk kanë qëndruar duarkryq! Modelet që ato do të prezantojnë në mbrojtje të tyre janë klubet e huaja, mes tyre sidomos PSG dhe Juventus.

Por, sidomos PSG, ku Nasser Al-Klhelaifi financon nëpërmjet fondeve të Katar. Neymar dhe Mbappe janë dy shembujt konkretë. Edhe Juventusi me sponsorizimet e Jeep, pra marka FIAT e të njëjtit pronar. Edhe Bayern me kontratën AUDI që ka një përqindje minorance në klub.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit