E BUJSHME, City lë të lirë Sergio Aguero në fund të sezonit

14 Janar 2020
10:12
Gentian Spiri

Manchester City do të lërë të lirë Sergio Aguero të largohet në fund të sezonit nëse sulmuesi argjentinas dëshiron të përfundojë para kohe kontratën. Sulmuesi 31-vjeçar ka një kontratë deri në verën e vitit 2021 me “citizens” dhe në korrik të këtij viti do të nisë sezonin e fundit me kampionët e Premier League.

Për momentin nuk ka shenja rinovimi, ndaj palët mund të divorcohen më herët se sa kontrata aktuale. Sipas “Daily Mail”, Sergio Aguero disa herë ka thënë se dëshiron të rikthehet në vendlindje, ku të luajë me skuadrën e Indipendiente para se të largohet përfundimisht nga futbolli.

Aguero luan me City që prej vitit 2011, ekip më të cilin ka bërë historinë e klubit dhe të Premier League. Për këtë arsye, klubi do t’i lërë dorë të lirë lojtarit të vendosë vetë për fatin e tij, si shenjë vlerësimi për kontributin e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit