E BUJSHME: City në ankth, merret vendimi përfundimtar për Europën!

19 Maj 2020
17:48
Eraldo Harlicaj

Të gjithë janë në ankth te Manchester City! “Qytetarët” do të marrin vesh se si do të jetë e ardhmja e tyre në Europë, pasi do të merret vendimi përfundimtar nëse do të luajnë ose jo në Europë në dy edicionet e ardhshme.

UEFA dënoi me dy vite pezullim nga Europa drejtuesit e Manchester City-t, ndërsa pikat mbi “i” mund t’i vendosë CAS-i. Gjykata speciale do të marrë në shqyrtim çështjen e Manchester City-t më 8-10 qershor.

Vendimi i CAS pritet të ndajë shqapin nga sheqeri, nëse City do të vazhdojë të luajë në Europë apo jo. Nëse vendimi nuk ndryshohet, atëherë humbja financiare e “Qytetarëve” pritet të jetë rreth 100 milionë euro.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit