E BUJSHME: De Laurentiis mund të lërë Napolin, vjen oferta marramendëse nga Katari!

12 Nëntor 2019
20:29
back button

Situata e kohëve të fundit te Napoli ka qenë kaotike, me lojtarët që janë kundër drejtuesve, më saktë kundër De Laurentiis dhe të birit të tij.

Pikërisht presidenti i klubit napolitan deklaroi para disa ditësh se i ka humbur totalisht interesi për klubin e Napolit. Këto deklarata duket se nuk kanë rënë në vesh të shurdhër, pasi siç raportohet së fundmi, një familje nga Katari ka gati 560 milionë euro për të blerë klubin e Napolit.

Bëhet fjalë për familjen Al-Thanis, që është një ndër më të njohurat në Katar. Nuk do të ishte çudi nëse De Laurentiis do të pranonte ofertën, pasi zëra të shumtë në Itali bëjnë me dijë, që numri një i Napolit, pëlqen më shumë të merret me Barin (klub tjetër në pronësi të De Laurentiis, që luan në Serie C) dhe ngritjen e tyre, se sa me napolitanët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit