E BUJSHME! Dikur kampion Europe te Real Madrid, sot Isco po firmos në Bundesliga me “hirushen”

back button
30 Janar 2023
19:21
Telesport

Pas largimit të tij nga FC Sevilla dhjetorin e kaluar duke prishur kontraten pas vetem disa muajsh nga transferimi i tij ne vere, Isco nuk ka gjetur ende një shtëpi të re sportive dhe nje projekt qe ta binde…

Një ndërprerje gjashtëmujore me anadalusianët përfundoi me spanjollin që iu desh të ndërpresë kontratën. Tani mesfushori sulmues, i cili festoi suksese të ndryshme te Real Madrid nga viti 2013 deri në vitin 2022, mund të strehohet në Gjermani.

Siç raporton “Sky”, përveç Union Berlinit, shërbimet e 30-vjeçarit kerkohen edhe nga RB Leipzig. Pas dëmtimit të Dani Olmos (nuk dihet kur do te kthehet), skuadra e Red Bull eshte në kërkim të një dhjetëshi që mund të ndihmojë menjëherë. Sipas kësaj, bisedimet e para me Iscon thuhet se tashmë janë zhvilluar.

Por Union Berlin ka vepruar i pari. Kapiteni dhe legjionari i Austrise, Christopher Trimmel, kishte bërë bujë në Instagram me një koment në drejtim të lojtarit ofensiv. 35-vjeçari ka shkruar pas suksesit të fundit në derbin ndaj Hertha Berlin (2-0): “Kjo fitore është per ty Isco”.

Isco me sa duket i ka pëlqyer përpjekjet reklamuese të veteranit austriak dhe i është përgjigjur postimit me një emoji si per te treguar forcen. Trimmel foli edhe për “Sky” për një transferim të mundshëm: “Ai është një lojtar i klasit botëror. Është pak joreale nga kjo pikëpamje, por ndoshta ka ndonjë arsye pse ai dëshiron të kalojë tek ne. Do ta dëshiroja.”

Asnjë cent nuk do të duhej të paguhej për Iscon. Megjithatë, mbetet pyetja nëse Unioni mund të përballojë pagën e futbollistit spanjoll. Për Leipzig-un e pozicionuar financiarisht shumë më mirë, sigurisht kjo sakrifice mund te behet.

Dhe sipas asaj qe shkruan CadenaCope, sonte mund te vije akordi perfundimar per nje kontrate per 4 muaj dhe me te drejte rinovimie dhe nje sezon tjeter te Union Berlini. Nje transferim falas dhe vetem nje komision per t’u paguar te agjenti…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit