E BUJSHME | Djali i Carlo Ancelottit mund të braktisë Real Madrid: telefonata nga Premier?!

26 Janar 2023
21:01
Telesport
back button

Everton shpreson të bindë Marcelo Bielsa që të bëhet trajneri i tyre i ri, pasi ka shkaruar pak dite me pare Lampard, por ka vendosur se fundmi edhe  Davide Ancelottin si një alternativë. Toffees aktualisht janë në vendin e 19-të në tabelën e Premier League dhe janë pa trajner pas vendimit të tyre për të larguar legjenden e Chelsea-t diten e hënë.

Zgjedhja kryesore e Toffees për të zëvendësuar ish-mesfushorin e Chelseat është Marcelo Bielsa – aktualisht pa pune –  i cili fitoi lavdërime në Angli për kohën e tij të suksesshme në krye të Leeds United. Siç raportohet nga The Daily Mail, Bielsa ka zbarkuar sot në Londër për t’u takuar me Everton dhe për të diskutuar idenë për t’u bërë trajneri i tyre i ri.

Megjithatë, Toffees nuk duan të kapen me duar bosh ne rast se argjentinasi nuk do te pranonte duke ia njohur mendjen e cuditshme ne disa raste, dhe kështu kanë renditur si alternativë djalin e trajnerit të Real Madrid, Carlo Ancelotti, Davide.

33-vjeçari Ancelotti ka punuar me babanë e tij që nga viti 2012, kur ai iu bashkua PSG-së si trajner fitnesi. Ai vazhdoi të ndiqte të atin Carlo nëpër Evropë dhe ka qenë ndihmës trajneri i tij që nga viti 2016, duke punuar me të te Bayern Munich, Napoli, Everton dhe Real Madrid.

Ai ka patenten per te stervitur cdo klub ne Europe dhe ne cdo kampionat, por do te ishte hera e pare e tij qe do ta bente kete gje. Everton e njeh mire pasi ka punuar aty dhe e dine se sa potencial ka dhe mund te ishte nje Arteta “bis”…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit