E BUJSHME: “Dua Napolin!”, talenti i Ligue 1 befason të gjithë

4 Qershor 2020
11:50
Telesport
back button

Napoli është duke menduar për të ndryshuar totalisht repartin e sulmit dhe dy janë objektivat: Azmoun i Zenit dhe Osimhen i Lille. Sa i përket futbollistit iranian, vlera e kartonit është rreth 25 mln euro, ndërsa futbollisti nigerian vetëm 21 vjeç, duke shkëlqyer këtë sezon në Ligue 1 (27 ndeshje dhe 13 gola e 5 asist).

Madje, sipas asaj që njofton “Gazzetta dello Sport”, ish-futbollisti i Charleroi në Belgjikë, i ka komunikuar drejtuesve të Lille se dëshira e tij është të transferohet në Serie A dhe te Napoli, klub që prej kohësh ka nisedur bisedimet me agjentin e lojtarit.

Problemi lidhet me çmimin e kartonit, pasi nigeriani kushton 55 mln euro sipas pretendimeve franceze. Megjithatë, De Laurentiis, presidenti i Napolit, nuk do të ofrojë më shumë se sa 30 mln euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit