E BUJSHME | Dybala i penduar, ndërron mendje?!

26 Qershor 2022
23:42
Telesport
back button

Paulo Dybala është lojtar i lirë, ndërsa ditët e fundit Interi është shumë afër arritjes së një marrëveshje për transferimin te zikaltrit. Sulmuesi argjentinas nuk u dakortësua me Juventusin për rinovimin e kontratës pasi problem ishin pretendimet financiare që kishte lojtari, ndërsa “Zonja e Vjetër” nuk ia plotësoi kushtet.

Por një lajm i papritur vjen nga Spanja, me “Mundo Deportivo” që plas bombën, teksa raportohen se Dybala është penduar që është larguar nga bardhezinjtë. Gjithashtu theksohet se në Argjentinë janë të bindur se sulmuesi i tyre po kërkon mundësinë e një marrëveshjeje për të vazhduar të jetë sërish pjesë e “Zonjës së Vjetër”.

Duke folur në profilin e tij në Twitter, Fabrizio Biasin raportoi përditësime mbi marrëveshjen Inter-Dybala: “Klubi ka bërë tashmë ofertën e tij. Pak distanca në pagën e lojtarit, shumë bonuse dhe komisione.

I takon Antun të ulë pretendimet e tij, anasjelltas Interi do të konfirmojë katërshen me Lautaro, Lukaku, Dzeko, Correa (+1 , me daljen e Sanchezit. Për të qenë të qartë: nëse Dybala nuk arrin, thjesht liro Sanchezin.

Nëse arrin Dybala, duhet të dalin dy prej tyre (Sanchez dhe një tjetër). Në të dyja rastet, i pesti mund të jetë një djalë i ri (por kjo e fundit është vetëm supozimi im)”. Praktikisht, java qe do te nise do te jete vendimtare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit