E BUJSHME: Frika nga thirrjet raciste, Anglia merr masën ekstreme

12 Shtator 2019
10:47
Eraldo Harlicaj
back button

Anglia do të luajë muajin e ardhshëm në Bullgari dhe në Çeki në kuadër të eliminatoreve të kampionatit Europian. Ekziston një frikë e madhe se futbollistët e kombëtares së “3 Luanëve” do të përballen me thirrje raciste, ndërsa në lidhje me këtë temë ka folur dhe trajnerin Gareth Southgate. 

“Jemi të shqetësuar. Ne kemi bërë planet tona dhe do të flasim me lojtarët tanë në lidhje me këtë situatë, pasi kemi frikë se mund të ndodhë diçka atje. Nuk kemi besim se do të shkojmë atje dhe nuk do të ndodhë asgjë”, – tha numri një i kombëtares angleze në lidhje me transfertën e Bullgarisë.

Southgate ka pranuar se ekipi i tij mund të lërë fushën në rast se përballen me thirrje raciste. Ai mendoi të bënte diçka të tillë në Mal të Zi, por ishte Sterling që vazhdoi të luante dhe i kërkoi futbollistëve që të mos ndalnin lojën.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit