E bujshme, gazetari i UFC-së do të drejtojë debatin mes Trump dhe Biden

15 Shtator 2020
10:55
Telesport
back button

Joe Rogan, komentatori i njohur i dueleve të UFC-së dhe intervistave që bëhen pas dueleve kryesore ka deklaruar se është gati të drejtojë debatin mes dy kandidatëve për president të Amerikës: Donald Trump dhe Joe Biden.

Madje Trump, një fans i arteve marciale mikse, ka dhënë “OK”-in e tij që një gazetar jo-politik të drejtojë debatin prej 4 orësh që do të zhvillohet së shpejti. Për të marrë miratimin zyrtar është nisur edhe një peticion, që deri më tani ka marrë 250 mijë firma.

Joe Rogan ka ofruar gadishmërinë e tij për të drejtuar debatin mes Biden dhe Trump, pa publik: Vetëm dy kandidatët dhe kamerat. 4 orë përballë njëri-tjetrit, ku do të shpalosin idetë e tyre. Kush e dëshiron këtë gjë?”, ka qenë komenti i ish-sportistit të UFC-së, Tim Kennedy në rrjetet sociale, ku ka ardhur edhe komenti i Trump, që jep mitratimin e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit