E BUJSHME: Giuseppe Rossi rikthehet pas dy vitesh, ja ekipi i ri i italianit!

24 Shkurt 2020
14:24
back button

Giuseppe Rossi do të rikthehet pas plot 2 vitesh! Italiani, i cili është kushtëzuar shumë nga dëmtimet në karrierën e tij, pas shumë kohësh vuajtje do të firmosë me ekipin e Real Salt Lake, që luan në MLS-në amerikane.

Aventura e fundit e Rossit ka qenë me Genoan dhe nuk luan që nga 20 maji i vitit 2018, kur aktivizohej për 32 minuta në një Genoa-Torino. Tashmë, Giuseppe rikthehet në vendlindjen e tij, pasi ai ka lindur në Amerikë, ku dhe do të prezantohet tek ekipi i tij i ri, Real Salt Lake.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit