E BUJSHME: Hansi Flick do Gotzen te Bayern! Drejtuesit skeptikë, trajneri u zbulon motivin

23 Shtator 2020
12:41
Telesport
back button

Mario Götze është gati të rikthehet aty ku dikur duhet të hidhte hapin cilësor dhe kurorëozhej përfundimisht. Po flasim për Bayern Munchen, ish-skuadra e tij.

Trajneri Hansi Flick i ka telefonuar fantazistit gjerman që tashmë qështë i lirë pasi skadoi kontrata e tij me Borussia Dortmund.

E vetmja pengesë për të kapërcyer, raporton Bild, do të ishte ngurrimi i Rummenigge dhe Salihamidzic, presidenti dhe drejtor sportiv i ekipit bavarez, të cilët kanë frikë nga presioni i tepërt i medias për një kthim që do të ishte vërtet i bujshëm.

Trajneri Hansi Flick është i bindur se tashmë që Bayern ka gjetur sistemin perfekt të lojës dhe sidomos zbavitet, presioni për Gotze do të ishte i vogël dhe ndaj do të mund të rikthehej në nivelet e dikurshme pa pasur përgjegjësi të madhe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit